Vasili: Për këtë shpifje Edi Rama duhet të shkojë në burg

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili deklaron se një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregon se kryeministri ka mashtruar për shifrat e borxhit publik.

Vasili thotë se, sipas raportit borxhi publik nuk është 69.9 % sa deklaron kryeministri, por 72 %. Kreu i deputetëve të LSI deklaron se kryeministri ka kryer aktin e shpifjes duke mashtruar për statistikat dhe duke tejkaluar borxhin e lejuar me ligj.

Nisur dhe nga debati i fundit për ligjin anti shpifje, Vasili thotë se ky është një rast kur shpifja dënohet jo me gjobë, por edhe me burg.

Deklarata e Petrit Vasilit:

“Ç’ shpifarak. Goojëtari Kryeministër borxhi nuk është 69.9% siç ke shpifur ti, por 72%.

Skandal i dimensioneve të frikshme. Gojëtari shkollëpak ka shpifur e thotë që borxhi është 69.9% kur Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka zbuluar që është 72%.

Për një shpifje të tillë burgu nuk është asgjë, apo ky gojëtari mendon se meqenëse është dërrasë nga mendja për financat e shtetit do ta falin.

Ja c’deklaron Kontrolli i Larte i Shtetit: “Defiçiti zyrtar për vitin 2017 paraqitet në nivelin 31.2 miliardë lekë, ndërkohë që ky zë në Sistemin Informatik Financiar të Qeverisë paraqitet 50.8 miliardë lekë, pra me një diferencë prej 19.6 miliardë lekësh më shumë”- thuhet në raportin bombë të KLSH. Sipas KLSH, bën që borxhi publik i vendit të mos jetë 69.9 për qind sa raporton qeveria zyrtarisht, por 72 për qind e Prodhimit Kombëtar.”

SHKARKO APP