Rama: Shpifja dënohet me burg në BE, gjysmëgjelat tanë vetëm gjobë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar sërish një status në rrjetet sociale për paketën antishpifje. Shefi i qeverisë thotë se në 25 vende të BE shpifja dënohet me burg, ndërsa në Shqipëri, thotë ai, do të dënohen me gjobë.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE. Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë, që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova, s’meritojnë as 1 supë burgu!

Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u nxjerr  jashtë goja?

SHKARKO APP