Arrestohet ish-deputeti i PS-së Arben Çuko

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër-arrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko

Ish-deputeti socialist dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve

Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Në 3 shtator të këtij viti, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e shkarkoi Çukon nga detyra me motivacionin: “për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”.

Nuk ka vonuar dhe për arrestimin e ish-deputetit të PS, ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili me anë të një statusi në “Twitter”, shkruan: “Keqardhje për A.Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin”.

“Keqardhje për A.Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin,ka vetëm një;s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një;s’ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një! Ne s’jemi e kurrë s’do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: DREJTESINE!”, mbyllet postimi i Edi Ramës

SHKARKO APP