Operacioni antidrogë, arrestohet “bosi i kokainës” Flamur Avdyli

Arrestohet në Shijak bosi i drogës Flamur Avdyli. Ai është prangosur pasditen e sotme në një operacion të zhvilluar nga FNSH dhe RENEA. Avdyli është një emër i njohur, pasi , pasi është pronar i disa bizneseve në Shijak, por edhe një hoteli në Gjermani,  ndërsa akuzohet për trafik ndërkombëtar heroine.

Sipas Report Tv, ende nuk dihet nëse arrestimi i Avdylit ka lidhje me laboratorin e heroinës që është zbuluar në fshatin Brenog në Has para dy ditësh. Së bashku me Avdylin, me urdhër të Krimeve të Rënda janë arrestuar edhe dy persona të tjerë.

 

SHKARKO APP