Manja kërcënon Bashën: Qafir…

Kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme, pas dëshmisë në Prokurori për çështjen e 3.5 milionë eurove në Toyota Yaris, veç Taulant Ballës, akuzoi dhe dy deputetët e PS-së, Ulsi Manja dhe Jurgus Çyrbja si të përfshirë në trafikimin kriminal të parave.

Pas akuzave të Bashës ka reaguar deputeti Ulsi Manja duke e kërcënuar Bashën me gjyq për shpifje.

“Ehh,si shkoi kjo punë, shërbëtori i xhepit të vet Lulzim Basha më paska futur edhe mua me nje koleg tjetër në Toyota-n e Taulantit!
Me shumë kënaqësi, së bashku me kolegun do t’i bashkangjitemi Taulantit në rrugen drejt gjyqit me Lulzimin, ku do t’i kërkojmë këtij djali të llastuar dhe qafir, një sasi të hollash për shpifje për shkak të detyrës!
Por një gjë s’rri dot pa i’a thënë Lulzimit: Kur të të vijë dita të japësh llogarinë tënde para një prokurori, më ke në dispozicion për asistencë kundër tharjes së gurrmazit. Si prokuror i hershëm që jam , u’a kam lag fytin shumë bilbilave si puna jote kur u ka ardh siraja për t’i ulur në karrigen e hetimit”, shkuan Manja në Facbook.

Basha: Në çështjen “Toyota” janë edhe 2 deputetë të tjerë të PS

SHKARKO APP