Dosja/Ja pazari për blerje votash me Avdylajt…: Thuaj kryetarit të japë ndonjë lekë
Emisioni “Të Paekspozuarit” ka arritur të zbulojë dhe të publikojë këtë të enjte bisedat që zhvillon kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako me pjestarë të bandës së Avdylajve pak ditë para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit 2017. Në emisionin e Ylli Rakipit janë treguar dy nga mbi 20 bisedat që mendohet se janë në dosjen e prokurorisë që mban numrin 339. Dako del një herë kur trafikantët flasin për të dhe herën tjetër kur ai me numrin personal të celularit që përfundon me shifrat 99 300 i telefonon numrit 2 të grupit, Altin Avdyli (që e thërrasin Niçja) në 26 qershor 2017.
BISEDA 1
Niçja: Hë kryetar, hë vllai.
0692099300: Niçe, ku je?
Niçja: Këtu vërdallë…
0692099300: Ku është Astriti?
Niçja: Ka lëviz një çikë.
0692099300: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?
Niçja: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?
0692099300: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.
Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj…
Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një
0692099300: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.
Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!
0692099300: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…
Po kush është Nicja, cila është lidhja e Vangjush Dakos me të dhe për çfarë bisedon kryebashkiaku i Durrësit me këtë individ?
Vangjush Dako do të japë sqarime për këtë përgjim sonte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, në orën 21:00, përballë një paneli gazetarësh.
Pjesë e përgjimeve të Prokurorisë është një tjetër bisedë e zhvilluar mes një personi të paindetifikuar dhe Niçes, që kuptohet se është objekti i përgjuar në shumë raste nga organi i akuzës, ashtu si në rastin e telefonatës me kryebashkiakun.
BISEDA 2
1- Niçja: Të marr unë se jam me rob pra…
2- Alo, ça po bën?
1- Niçja: Të marr unë se jam me rob të thashë!
2- Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?
1- Jo! Jo! Jo!
2- Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu…
… po deshe…
1- Niçja: …mirë…
2- 6 veta janë!
1- Niçja: Hajt se të marr unë!
2- Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të …tojnë (nuk kuptohet)!
Edhe për këtë përgjim, pjesë e dosjes së famshme 399 Vangjush Dako pritet të japë sqarime në orën 21:00 në Opinion në Tv Klan, sikundër edhe për akuzat që ka artikuluar kundër tij Partia Demokratike, si të lidhur me bandën e trafikut të drogës në Shijak, të cilën, opozita thotë se e ka përdorur për blerje votash.