Fatos Lubonja: Kryebashkiaku i Durrësit duhet të jap dorëheqje

Emisioni “Të Paekspozuarit” në News24 ka zbuluar bisedat që zhvillon kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako me pjesëtarë të bandës së Avdylajve pak ditë para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.

I ftuar ne emision, analisti Andi Bushati tha se Arta Marku mban të arkivuara dokumentet që prekin pushtetin, ndërsa Fatos Lubonja tha se përgjimet tregojnë se kreu i bashkisë së Durrësit ka kofidenca me këtë grup dhe duhet të japë dorëheqjen.

Debati:

Maks Haxhia: Unë nuk e kam parë këtë material në dosje, por tani është pak vështirë për të analizuar dhe nuk të jep efektet e një fakti kriminal. Kjo është një bisedë dhe nuk nxjerr shkaqet se pse është bërë falënderimi. Duhet të jetë objekt hetimi ky material përderisa prokuroria e ka në dispozicion.

Andi Bushati: Ne sot kemi një lajm dhe ka pasur një debat publik për dy vite për këtë. Ne me këto dokumente kemi lajmin e  parë që Vangjush Dako komunikon me pjesëtarë të bandës Avylaj. Lajmi i dytë është se Dako rezulton në përgjimet e grupit të akuzuar për trafik droge. Po të shohësh datat, janë 24 dhe 27 qershor. Në 24 qershor flitet se çfarë do bëjmë për të paguar njerëzit për zgjedhjet dhe në 27 çfarë do bëjmë për t’i falënderuar njerëzit. A und të thërrasim ne në burg Dako me këto dokumente? Absolutisht jo. Por me Arta Markun këto çështje që prekin pushtetin këto dokumente arkivohen. Vjen vëllai i ministrit të Brendshëm dhe hetohet për shpifje.

Maks Haxhia: Ky material është një dokument zyrtar, por nuk mund të them që është një dokument që përbën vepër penale sepse duhet një analizë e thelluar.

Fatos Lubonja: Në këtë dosje na del konferenca e madhe e kryetarit të bashkisë së Durrësit me njerëz të bandës së drogës. Është Dako që falënderon ky ata. Këto dokumente duhet parë me imtësi. Prokuroria duhet të kishte hetuar. Dako duhet të japë dorëheqjen e vetëm për faktin që është i lidhur me këto figura.

SHKARKO APP