Reagon Dako: Kam folur në telefon për vota, jo për pazare

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar në emisionin “Opinion” për bisedat e përgjuara të Prokurorisë.

Ai tha se ka takuar çdo qytetar të Durrësit për ti kërkuar votën dhe kjo nuk është as shkelje dhe as vepër e dënuar penalisht.

“Hap regjistrin e gjendjes civile në Durrës dhe unë të them me detaje se kush janë dhe ku banojnë”,- tha Dako.

Ai tha se pjesë e punës së tij gjatë fushatës është dhe kontakti me gjithë qytetarët.

“Jam njeri i zgjedhur me votë. Pushteti im buron nga vota dhe për të marrë votën unë do komunikojë me çdo qytetar të Durrësit. Në çdo qendër elektorale unë marrë listën e zgjedhësve. Ku ka listë me 30-40 anëtarë me të njëjtin mbiemër shkoj dhe takojë çdo njeri i cili ka reputacion apo është njeri i famshëm i asaj familje dhe ka ndikim te të tjerët. Unë takoj çdo njeri. Shkojë në çdo qendër elektorale”,- tha Vangjush Dako.

Blendi Fevziu: Kush është ky që flet?

Vangjush Dako: Niçja është një qytetar i Durrësit që është kapur me të cilin kam folur. Në çdo fushatë kur mbaron takimi elektoral unë falënderoj njerëzit. Unë kontaktoj me ta, u çoj letra falendërimi. Kurse Astriti është i vëllai i Niçes.

Astriti është vëllai i Niçës, në shtrojmë dreka, darka. Falenderojmë njerëzit dhe i marrim në telefon. Kjo është politika. Minimumi është një telefonatë.

“Niçja” është Altin Avdyli i arrestuar nga policia ditën e diel në 21 Tetor.

SHKARKO APP