Berisha: Rama e shiti Xhafajn për të shpëtuar ”Xhuxhin”

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha, e quan një fitore të opozitës, dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj por shton se shtylla kryesore e botës së mafies, krimit të organizuar, është Kryeministri Edi Rama. Berisha thekson se Rama e shiti Fatmir Xhafajn për të shpëtuar Vangjush Dakon.

Postimi i plotë

Edvini, kreu i meduzes, mafies shteterore me te rrezikshme te Europes, shiti Xhafen per te shpetuar Gjushin dhe lekuren e tij! Te dashur miq, pas nje beteje te furishme, opozita shqiptare ia doli ti jape nje goditje te merituar familjes mafioze Xhafaj, Agron/Geroni ne burg dhe aty e ka vendin Fatzi Xhafa, njeru qe futi ne polici te gjitha metodat e punes te mafies se policise sekrete hoxhiste per te mbrojtur lekuren dhe karrigen e tij.

Ne nje aspekt opozita ia doli. Por shtylla kryesore e botes se mafies, krimit te organizuar, korrupsionit, kreu i meduzes ne Shqiperi eshte Edvin Kristaq Rama, i cili ne nje moment kritik per veten e tij sakrifikoi Xhafen per Gjushin dhe vendosi ne krye te ministrise nje vasal te tij. Kakistokracia e Shqiperise eshte ne agoni. Asgje, asnje vasal as dhe paterice nuk shpeton Noriegen nga verdikti i afert i revoltes popullore.

SHKARKO APP