Dorëheqja e Xhafajt, Basha: Fitore e opozitës kundër krimit

Fitore të kauzës opozitare, e ka cilësuar kryetari i PD, Lulzim Basha, dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Përmes një statusi në facebook, Basha e cilëson dorëheqjen e Xhafajt, si fillimin e shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin.

”Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi. Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë. Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit”,-shkruan Basha.

SHKARKO APP