Dorëheqja e Xhafës, LSI: Parathënie e rënies së Ramës
Zëvëndëskryetari i LSI-së, Luan Rama, e ka vlerësuar si akt dinjitoz vendimin e dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Përmes një postimi në facebook, Rama shkruan se dorëheqja është parathënie e rënies së kryeministrit Edi Rama.
”Operacionet e fundit të policisë dhe goditja e disa grupeve kriminale, dukshëm të lidhura me klanet e qeverisë e që e ushqejnë atë, në fakt do të duhej të kishte stimuluar dorëheqje të tjera dhe jo atë të Fatmir Xhafës. Mirëpo me sa duket, pjesa e keqe brenda qeverisë është shumë më e madhe dhe ende më e fortë nga sa duket! Me dorëheqjen e vet, Fatmir Xhafa jo vetëm distancohet nga ajo pjesë por duke u larguar prej qeverisë, na jep mundësinë të shohim më qartë e të kuptojmë se deri ku mbërrijnë tentakulat e krimit, që deri tani fshiheshin pas mbiemrit të tij”,-shkruan Luan Rama.
Postimi i plotë
Dorëheqja e ministrit si parathënie e rënies së kryeministrit!
Pavarësisht rrethanave e përtej komenteve nëse është e vonuar apo e detyruar, dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, është në vetvete një akt qytetar dhe dinjitoz i Fatmir Xhafës por që nuk e shpëton dot qeverinë dhe qeverisjen tërësisht të kriminalizuar e të identifikuar si të tillë në tipologjinë e vetë kryeministrit.
Dorëheqja si institucion në politikën shqiptare, për fat të keq vazhdon të mbetet episod, pa mundur të bëhet dot një fenomen i qasjes së përgjegjshme, të paktën në dimensionet e skrupujve moralë. Por gjithësesi, edhe ky episod thotë shumë më tepër nga sa është “lexuar” deri tani.
Me largimin e Fatmir Xhafës krijohet iluzioni sikur qeveria shpëtoi më në fund nga “targeti” i goditjes, por në fakt është e kundërta! Dorëheqja është vetëm paralajmërimi i rënies, që nis kësisoj me shëmbjen e pikës së referimit të bashkëpunimit të partnerëve ndërkombëtarë!
Operacionet e fundit të policisë dhe goditja e disa grupeve kriminale, dukshëm të lidhura me klanet e qeverisë e që e ushqejnë atë, në fakt do të duhej të kishte stimuluar dorëheqje të tjera dhe jo atë të Fatmir Xhafës. Mirëpo me sa duket, pjesa e keqe brenda qeverisë është shumë më e madhe dhe ende më e fortë nga sa duket!
Me dorëheqjen e vet, Fatmir Xhafa jo vetëm distancohet nga ajo pjesë, por duke u larguar prej qeverisë, na jep mundësinë të shohim më qartë e të kuptojmë se deri ku mberrijnë tentakulat e krimit, që deri tani fshiheshin pas mbiemrit të tij!.
- Dorëheqja e Xhafajt, Basha: Fitore e opozitës kundër krimit
- Berisha: Rama e shiti Xhafajn për të shpëtuar ”Xhuxhin”
- Dorëheqja e Xhafës, LSI: Parathënie e rënies së Ramës
- Reagimi i parë i PD, Paloka: Ik o Edvin, ik se qelbe dynjanë!
- Vasili: Po kryeministri ç’bën akoma në zyrë?
- Ish-ministri Saimir Tahiri anulon konferencën
- New York Times: Rama asnjë shpjegim për Xhafën, pritet reagim
- Zëvendëson Xhafajn si ministër, kush është Gjeneral Sandër Lleshi
- Dorëheqja e Xhafës, LSI: Parathënie e rënies së Ramës
- Oerd Bylykbashi: Edi Rama është peshkaqeni
- LSI: Çmontimi i qeverisë kriminale sapo ka nisur