Ikja e Xhafajt, Bylykbashi: Edi Rama është peshkaqeni që po qelb të gjithë tepsinë
Valës së reagimeve që shkaktoi këtë të shtunë dorëheqja e papritur e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm i është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.
Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Bylykbashi shprehet se përtej këtij largimi, Edi Rama është peshkaqeni që po qelb të gjithë tepsinë e pushtetit.
Reagimi i plotë i Oerd Bylykbashit
Vetting për peshqit e mëdhenj të qelbur!
Në fillim ikën Habilajt me gjithë Tahir, më pas Bajrot, më pas Avdylajt, tani Xhafajt. Ç’ka thënë opozita po del e vërtetë. Aleanca e Qelbësirave, siç e quajti një ideolog i saj dikur në 2013-ën, po shkërmoqet në mes të panikut. Sa shkel njeri syrin dhe njofton konferencë shtypi, apo thotë shprehje me kod në TV dhe ja ku ikën ministër, apo deputet. Dhe ky është vetëm fillimi i shkërmoqjes. Prisni të shihni të radhës!
Marrëveshja me krimin është marrëveshje me djallin. Herët a vonë të ha kokën!
Deri më sot po binin në rrjetë peshq të vegjël të qelbur. Sot ra një peshk i madh. Por siç e thotë një shprehje e vjetër durrsake: “Kur man erë bishti i peshkut, koka është qelb kahone!”. Dhe durrsakët këto historitë me “peshq” i njohin mirë.
Edi Rama është peshkaqeni që po qelb të gjithë tepsinë. Duhet hedh me gjithë tepsi sa nuk është qelbur shtëpia përfundimisht!