LSI: Çmontimi i qeverisë kriminale sapo ka nisur
Pas lajmit se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen, reagimet nga opozita nuk kanë munguar.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, shkruan në një postim në facebook se kryeministri Edi Rama është i marrë peng nga krimi. Sipas tij, vendi shpëton vetëm me largimin e Ramës.
”Vendi shpëtohet vetëm me largimin e këtij kryeministri sepse eshte ky kryeministër që luan çdo fije për të mbrojtur krimin e organizuar. Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që mbron interesat e tyre dhe jo të krimit. Çmontimi i kësaj qeverie kriminale sapo ka nisur”,-shkruan Braimllari.
Postimi
Koka e krimit drejton operacionin e shpetimit dhe perkrahjes se krimit. Kryeministri i kapur dhe i marre peng po i jep oksigjen krimit te organizuar.
Sot çdo qytetar eshte i bindur qe kryeministri eshte i marre peng, nuk ka vullnet per te luftuar krimin. Koka eshte ai qe drejton qeverine asnje minister i larguar nuk e shpeton dot kete kryeminister. Krimi i organizuar emeron ministra dhe punonjes te administrates se kesaj qeverie.
Vendi shpetohet vetem me largimin e ketij kryeministri sepse eshte ky kryeminister qe luan çdo fije per te mbrojtur krimin e organizuar. Qytetaret kane nevoje per nje qeveri qe mbron interesat e tyre dhe jo te krimit. Çmontimi i kesaj qeverie kriminale sapo ka nisur.