New York Times: Rama asnjë shpjegim për Xhafën, pritet reagim

Mediat më të mëdha në botë kanë nisur t’i bëjnë jehonë largimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Gazeta New York Times ka publikuar një raportim nga AP.

Mediat më të mëdha në botë kanë nisur t’i bëjnë jehonë largimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Gazeta “New York Times” ka publikuar një raportim nga AP.

“Kryeministri shqiptar tha se ministri i Brendshëm i vendit ka dhënë dorëheqjen.

Duke shkruar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se ka pranuar dorëheqjen e ministrit Xhafaj, pa dhënë asnjë shpjegim.

Më pas, Rama emëroi Sandër Lleshin, një ish-zyrtar ushtarak, për postin në fjalë. Porpozimi i Kryeministrit për emërimin e Llesit si Ministër i Brendshëm duhet të dekretohert nga Presidenti dhe të miratohet nga Parlamenti.  Rama tha se Lleshi do të sjellë energji pozitive”.

“Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit janë prioritetet kryesore për Shqipërinë, e cila shpreson që të nisë negociatat për anëtarësimin në BE gjatë vitit të  ardhshëm.

Pritet që Xhafaj të japë një deklaratë në vazhdim”.

 

SHKARKO APP