Dorëheqja e Fatmir Xhafajt nga detyra, Vasili: Po kryeministri ç’bën akoma në zyrë?

I pari që ka reaguar nga opozita për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka qenë kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Në një status në Facebook, me ironi Vasili shkruan se “ç’bën akoma kryeministri në atë zyrë”, duke nëëkuptuar se të njëjtin vendim si Xhafaj duhet të marrë dhe ai.

“Po ky kryeminister i shplare politikisht dhe moralisht,pa te shkuar dhe pa asnje te ardhme ç’ben akoma ne ate zyre.

Apo sigurisht zvarritet edhe ca, per te ikur turpshem dhe pa asnje dinjitet sic vetem ai mund te iki,” shkruan Vasili.

Dorëheqjen e Xhafajt e lajmëroi kreu i qeverisë në një postim në Twitter: “Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”.

SHKARKO APP