Protesta dhe parulla anti-shqiptare në Selanik: Vorio Epiri është grek
Në Greqi vijojnë marshimet dhe protestat pas vrasjes nga RENEA të ekstremistit Kostandinos Kaçifas në fshatin Bularat. Sot në mbrëmje në Selanik është zhvilluar një marshim nga aktivistë të shoqatave të të ashtuaquajturit Vorio Epir si dhe përfaqësue partive ekstremiste. Protestuesit kanë marshuar drejt rrugës që të çon në Konsullatën Shqiptare të Selanikut. Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej ‘Vorio Epiri tokë greke”, ‘Liri për Vorio Epirin’ etj me radhë. Një natë më parë në Athinë gjatë një proteste u dogj flamuri shqiptar.
Mitropoliti i Konicës: Greqia të çlirojë “Vorio Epirin”. Të shpëtojmë nga barbarët shqiptarë