Reagon ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj: Jam në detyrë, akoma!

Ministri i Brendshëm në detyrë Fatmir Xhafaj ka reaguar sot për operacionet e javës së fundit të Policisë së Shtetit. Duke u ndalur në 50 arrestimet e ditëve të fundit, Xhafaj thotë se këto aksione nuk janë shfaqje, por goditje reale e krimit.
“Ky operacion i ri që ideuam e realizuam në këto dy muaj nuk është show a ‘betejë’ në rrjete sociale, por përballje reale me krimin. Janë me fakte e emra konkretë ‘të fortësh’ që përballen me drejtësinë. Dëshmi e qartë e autoritetit të shtetit dhe të Policisë. #ForcaeLigjitnëTerritor?
Forca e Ligjit në Territor në veprim pro aktiv goditës. Operacioni policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve” është në rrugën e tij të suksesit. Në 7 ditë, mbi 50 persona u arrestuan, në 6 javë mbi 390 vetë në pranga! Rezultate që flasin vetë. Shifra sa për 1000 fjalë ? Daullexhinjtë avazin ??”,- deklaron Ministri Xhafaj.

Dalja e ministrit Xhafaj lë të kuptohet se ai po thotë se “jam në detyrë derisa të vijë ministri tjetër i dekretuar e jo zv/ministri”.

Ditën e sotme, Xhafaj u paraqit në zyrë në Ministrinë e Brendshme në orën 11:05 minuta. I shmangu gazetarët e shumtë që i kërkuan të komentonte përplasjen që krijoi emërimi i pasuesit të tij mes qeverisë dhe presidencës, por citoi shkurtimisht një shprehje të përdorur për këtë çështje nga Kryeministri Rama: “Lojë Shahu është. Asnjë koment.”

Lexoni edhe:

SHKARKO APP