PD: Lleshi, ushtar i Ramës që mbron krimin që blen vota
Pas emërimit të Sandër Lleshit, si zv/ministër i Brendshëm, vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike. Nënkryetari i PD-së në kuvend, Edi Paloka përmes një deklarate nga selia blu dha arsyet pse Sandër Lleshaj nuk mund të jetë Ministri i ri i Brendshëm i vendit. Paloka deklaroi se “Sandër Lleshaj është një ushtar i Edi Ramës për të mbrojtur krimin që blen vota për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës”.
”Parlamenti i hapi sot rrugën drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga një tjetër ushtar i Edi Ramës, fundi i të cilit do të jetë i njëjtë- shërbëtor i një kryeministri peng të krimit të organizuar. Sandër Lleshaj nuk ka për ta luftuar dot krimin, sepse pushteti politik i shefit të tij varet nga blerja e votës nëpërmjet bandave dhe krimit të organizuar. Sandër Lleshaj është produkt i një qeverie ilegjitime, që qëndron në pushtët me të paktën 15 mandate të blera. Sandër Lleshaj nuk do ta luftojë krimin që ble vota për të, sepse Edi Rama e ka emëruar atje për të mbrojtur nga arrestimi i menjëhershëm Vangjush Dakon, simbolin e blerjes së pushtetit politik të Edi Ramës nëpërmjet krimit të organizuar. Për këtë krim, i provuar edhe nga përgjimet e dosjes 339, të denoncuar nga opozita, Vangjush Dako duhet të ishte sot në burg! Përsa kohë Vangjush Dako dhe çdo ministër, deputet, kryebashkiak apo drejtues i Partisë Socialiste, pjesë e dosjes 339, apo e ndonjë dosje tjetër nën hetim për krimin e blerjes së votës, do të jenë jashtë burgut, do të thotë se Sandër Lleshaj është pjesë e paktit të Edi Ramës me krimin që blen votat”, deklaroi Paloka.
“Përsa kohë Vangjush Dako, ministrat dhe deputetët që kanë blerë vota me krimin nuk janë në burg, Lleshaj është pjesë e paktit me krimin”, deklaroi deputeti demokrat.