Rama foto zyrtare me zv/ministrin e Brendshëm
Sandër Lleshi është emëruar zv/ministër i Brendshëm. Lajmi erdhi pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë. Pak më parë Kuvendi miratoi dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm.
Ndërkohë, edhe kryeministri Edi Rama ka postuar një foto ”zyrtare” me Sandër Lleshin, ku shkruan: ”Me drejtuesin e ri të Punëve të Brendshme, gjeneral Sandër Lleshin, pas mbledhjes së qeverisë që vendosi emërimin e tij zv.Ministër i Brendshëm”.
Sandër Lleshi u emërua zv/ministër i Brendshëm pas Presidenti Ilir Meta refuzoi ta dekretonte në postin e ministrit.
https://www.instagram.com/p/Bp1fbEbgBZJ/