Dekorata e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” për Kolegjin e “Shën Adrianit”
Kolegji i “Shën Adrianit” në Kalabri u vlerësua sot me dekorata e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Dekorata ju dorëzua autoriteteve lokale nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.
“Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e çmuar akademike, për promovimin e gjuhës, letërsisë e kulturës arbëreshe, duke u kthyer në një vatër të rëndësishme të ruajtjes së trashëgimisë sonë kombëtare, vlerësova sot me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Kolegjin e “Shën Adrianit” në Shën Mitër Korona, ku u krijua elita e plejadës arbëreshe në Kalabri. Mirënjohje për kontributin e veçantë në forcimin e lidhjeve, veçanërisht kulturore, midis Shqipërisë dhe Italisë”,- shkruan në një postim në Facebook, kreu i shtetit Ilir Meta.
- Pritje madhështore për Presidentin Meta nga arbëreshët në Kalabri
- Presidenti Meta: Arbëreshët janë krenaria e kombit tonë
- Vizitë historike e dy presidentëve te Arbëreshët
- Meta dhe Mattarella me arbëreshët, përurojnë pllakatën kushtuar Skënderbeut
- Presidenti Meta takon Ipeshkvin Oliverio, mesazhe për Arbëreshët
- Presidenti italian: Arbëreshët i kanë dhënë Italisë një kryeministër dhe Antonio Gramshin
- Meta dhe Majko këndojnë sëbashku këngë arbëreshe në Kalabri (VIDEO)