Meta dhe Majko këndojnë sëbashku këngë arbëreshe në Kalabri (VIDEO)
Gjatë vizitës te arbëreshët e Kalabrisë, Presidenti Ilir Meta dhe delegacioni që e shoqëron kanë marrë pjesë edhe në programet artistike që arbëreshët kanë përgatitur për nder të tyre. Pritja ishte madhështore nga arbëreshët dhe u quajt vizitë historike pasi mori pjesë edhe presidenti italian, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në histori.
Gjatë ceremonisë Presidenti Meta, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ish-ambasadori i Shqipërisë në Itali, Neritan Ceka si dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit janë bashkuar me arbëreshët dhe kanë kënduar disa prej këngëve më të njohura.
Dy këngët që kanë kënduar anëtarët e delegacionit shqiptar janë dhe dy nga ‘himnet’ e arbëreshëve: “Moj e bukura more” dhe “Lule, lule”.
Delegacioni shqiptar ndodhet këto ditë në Rajonin e Kalabrisë në Itali, ku jeton shumica e komunitetit arbëresh, në kuadër të ceremonive për 550-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Sot Presidenti i Republikës, Ilir Meta, së bashku me Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, vizitoi Kolegjin e “Shën Adrianit”, në Shën Mitër Korona, ku u pritën dhe u takuan me studentë, pedagogë dhe drejtues vendorë e fetarë të bashkësive arbëreshe.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/1102233333283429/
- Pritje madhështore për Presidentin Meta nga arbëreshët në Kalabri
- Presidenti Meta: Arbëreshët janë krenaria e kombit tonë
- Vizitë historike e dy presidentëve te Arbëreshët
- Meta dhe Mattarella me arbëreshët, përurojnë pllakatën kushtuar Skënderbeut
- Presidenti Meta takon Ipeshkvin Oliverio, mesazhe për Arbëreshët
- Presidenti italian: Arbëreshët i kanë dhënë Italisë një kryeministër dhe Antonio Gramshin
https://www.facebook.com/kohajone/videos/331207284373259/
FOTO GALERI/Vizita e Presidentit Ilir Meta te arbëreshët e Italisë