Dule nga Bularati: E vërteta për vrasjen e Kacifas të shkojë deri në fund

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule nga Bularati, ku foli në greqisht dhe në shqip tha se e vërteta për vrasjen e Kostandinos Kacifas duhet të çohet deri në fund.

Për mediat shqiptare që ndodhen në fshat ai dha një prononcim të shkurtër ku edhe bëri thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Jemi në momente të varrimit dhe si pasojë këto momente janë të shenjta. Jemi për të ndarë dhimbjen me familjrët e Kaçifas. Kemi vendosmërinë që e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund. Zbardhja e kësaj çështjeje është me rëndësi jetike”- tha Vangjel Dule.

Partia e deputetit Dule përfaqëson të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

Përveç Dules, në Bularat ndodhet ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksesa dhe deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo. Tavo edhe më herët ka vizituar shtëpinë e Kaçifas i shoqëruar nga eurodeputetja Eleni Theocharous.

SHKARKO APP