”Rama i hodhi benzinë zjarrit”, reagimi i fortë nga Greqia: Deklaratat e tij ishin provokative!

Vijojnë replikat mes përfaqësuesve të qeverisë greke dhe asaj shqiptare lidhur me çështjen e vrasjes së 35-vjeçarit Konstantinos Katsifas në datën 28 Tetor nga ana e forcave RENEA.

I fundit që ka reaguar është zëdhënësi i Demokracisë së Re në Greqi, Giorgos Koumoutsakos, i cili i quan të papranueshme deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama, bërë një ditë më parë për çështjen Katsifa.

‘’Edi Rama dje i hodhi benzinë zjarrit, kur foli në rrjetet sociale për varrimin e Katsifas. Deklaratat e tij ishin provokative dhe të papranueshme. Qeveria jonë heshti, duke e inkurajuar atë”, shprehet mes të tjerave Koumoutsakos.

 Çfarë deklaroi Rama:

Ndihem mirë që në këto raste i përkas këtij vendi, se do ishte e paimagjinueshme që kjo të ndodhte invers, 1000 vetë të veshur kuq e zij, të shkonin në Greqi dhe të këndonin për Çamërinë dhe besoj se do ishte ndezur flakë qeverinë dhe të gjithë. 

Ndërsa këtu nuk ndodhi asgjë e tillë për këtë ngjarje sa të dhimbshme aq dhe qesharake. Kjo është vlerë për ne dhe shkon me traditën tonë, që shkon për shtat lotëve të familjarëve në këtë arkmort.

Unë besoj se ne kemi pasur një qasje shumë serioze edhe me palën greke, janë vrarë shqiptarë në Greqi dhe pala greke ka kërkuar një hetim të përbashkët, dhe ne kemi refuzuar sepse kemi bërë atë që është bërë në rastet e mëparshme.

Prokuroria ka reaguar për një proces ekspertize, dhe pas tyre do diskutohet, nëse do të diskutohet më për këtë çështje

Por unë di që as në Greqi as në Shqipëri dhe as Honolulu, një njeri që kërcënon me armë disa persona të paarmatosur, nuk tolerohet.

SHKARKO APP