A ka apeluar ministria e mbrojtjes vendimin e apelit për Sandër Lleshin?
Pyetjet që u publikuan nga presidenca për kandidaturën e Sandër Lleshit si ministër, nxjerrin një shkelje ligjore edhe nga qeveria. Pyetja mbetet nëse kjo shkelje ligjore është bërë me urdhër të kryeministrit Rama apo ministria e mbrojtjes e ka “harruar”.
Për çdo vendim gjyqësor të shkallës së parë dhe apelit, institucionet shtetrore e në këtë rast ministria e mbrojtjes janë të detyruara ta apelojnë në gjykatën e lartë. Nëse nuk e kanë apeluar, atëhere shkelje e plotë ligjore. Nëse e kanë bërë apelimin, duhet pritur vendimi i Gjykatës së Lartë.
Kujtojmë se në një rast të ngjashëm, por Kolonelin Dritan Demiraj, Ministria e Mbrojtjes pasi Koloneli fitoi gjyqin në Apel, deklaroi se do të bënte rekurs në Gjykatën e Lartë.
Për rastin e Kolonel Dritan Demiraj, në korrik 2017, Gjykata e Apelit vendosi të pranojë padinë e kolonelit në lirim, i cili mund të rikthehet në detyrë. Pas vendimit ka reaguar Ministria e Mbrojtjes, e cila deklaron se do të bëjë rekurs. “Menjëherë sapo të njihemi me vendimin e gjykatës të zbardhur, Ministria e Mbrojtjes do të ushtrojë rekurs përpara gjykatës së lartë”, thuhet në reagimin e MM në korrik të vitit të kaluar.
Në rastin e Lleshit duket se ministria ka mbajtur dy standarde.