Rama pranoi se shkeli Kushtetutën me propozimin e një ushtaraku si ministër
Një javë më parë nga salla e Parlamentit, kryeministri Edi Rama sulmoi kreun e shtetit se kishte shkelur Kushtetutën me mos dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Një javë më pas situata ka ndryshuar. Ai që ka shkelur Kushtetutën është kryeministri Edi Rama. Këtë shkelje, më e rënda që një zyrtar i lartë i shtetit mund të bëj, e pranon vet kreu i qeverisë në letrën që i ka dërguar Presidentit Ilir Meta.
Sipas Kushtetutës një ushtarak aktiv nuk mund të jetë ministër. Neni 69 dhe 103 i ligjit themeltar të shtetit nuk lënë vend për asnjë lloj keqinterpretimi. Sandër Lleshi, emri i zgjedhur nga Rama për në ministrinë e Brendshme, pasi ka fituar gjyqet me Ministrinë e Mbrojtjes ligjërisht quhet ushtarak aktiv. Ky fakt vlen edhe në rastin kur ai nuk është më punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes. Për sa kohë që ka fituar gjyqet për kthimin në detyrë dhe mban gradën Gjeneral ai cilësohet pjesë e Forcave të Armatosura. Ndërkohë Kushtetuta, por edhe ligjet për forcat e Armatosua të Shqipërisë thonë hapur se një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra.
Në letrën e dërguar nga Kryeministri për Presidentin, Edi Rama pranon problemin kushtetues që ka shkaktuar vet me këtë emërim. Ndërkohë që duke bërë një interpretim amator juridik i kërkon llogari Presidentit se duhet të ishte ai që duhet të kishte nxjerrë një dekret për lirimin e Sandër Lleshit.
Por që të dilte një dekret i tillë duhet të ketë një kërkesë lirimi nga palët e interesuara. Vetëm sot, mësohet se Sandër Lleshi i ka dërguar kërkesë zyrtare Presidentit për t’i hequr atij satusin e ushtarakut aktiv. Nga shkresa që ka dërguar Sandër Lleshit sot në Presidencë njoftohet se ai ka hequr dorë nga funksionet ushtarake dhe kërkon nga Presidenti, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura që të marre vendimin për lirimin e tij nga detyrimet si ushtarak aktiv. Pra, jo vetëm kryeministri e pranon ngërçin kushtetues ku e ka futur vendin me propozimin e tij, por edhe vet zv.ministri Lleshi bie dakord me qëndrimin e Presidentit.
Në këtë pikë është kryeministri ai që e ka shkelur kushtetutën, jo një por dy herë në mënyrë flagrante.
Shkelja e parë është momenti kur propozoi për ministër një ushtarak aktiv, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet për Forcat e Armatosura. Presidenti, me mos dekretimin thjesht ka zbatuar Kushtetutën.
Shkelja e dytë që është konsumuar plotësisht se Kryeministri e ka shkelur ligjin themeltar edhe me emërimin e një ushtaraku aktiv si zv.ministër. Pra në të dyja rastet, shkelësi më i madh i kushtetutës akuzon Presidentin për shkelje Kushtetute.
- Vasili kërkon shkarkimin e Ramës: Shkeli Kushtetutën me Lleshin
- Lleshi i dërgon letër Presidentit Meta, flet si general: Më hiq gradën
- Presidenti Meta autorizon publikimin e pyetjeve josekrete drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes
- Dekreti i Lleshit, Përgjigja e Kryeministrit për Presidentin
- A ka apeluar ministria e mbrojtjes vendimin e apelit për Sandër Lleshin?
- Manjani: Rama shkeli kushtetutën, një ushtarak s’mund të jetë ministër