Vasili kërkon shkarkimin e Ramës: Shkeli Kushtetutën me Lleshin

Në kulmin e debateve dhe deklaratave në distancë për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.

Përmes një postimi në “Facebook” Vasili ka sulmuar ashpër Edi Ramën, ndërsa e cilëson atë “kryeministër antiligj”. Sipas Vasilit kryeministri gënjen për rastin e Lleshit.

REAGIMI I VASILIT

Kryeministri antiligj bie poshte, genjeu sheshit per Lleshin(aj).
Ç’kryeminister genjeshtar.
S’la genjeshter pa thene per te emeruar çinovnikun e tij minister te brendeshem.
Tani i pranon te gjitha.
Pranon qe ka bere propozim ministri antigj.

Antiligji do te vendose ligjin ne ministrine e brendeshme?Antiligji do luftoje bandat e krimit te organizuar dhe trafiqet?

Antiligji do ndeze radaret qe i fiku per 5 vjet qe te kalonte nje det me droge?
Antiligji do luftoje parane e piset qe ngre kulla ne mes te Tiranes?

Antiligji qe ulet ne qeveri do luftoje vetveten?

Kryeministri eshte ai perfaqesuesi i antiligjit qytetaret jane ne rrezik.

SHKARKO APP