Braimllari: Edi Rama, shkaktari i tragjedisë tek Unaza e Re
Lëvizja Socialiste për Integrim e ka konsideruar tragjike, situatën e krijuar me banorët tek Unaza e Re. Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, tha se “tek Unaza e Re po konsumohet një tragjedi e re shoqërore ku shkaktari i vetëm është Edi Rama.”
“Dënojmë grabitjen e egër që iu bëhet qytetarëve nga qeveria në funksion të interesave të saj klienteliste kriminale, – vërejti Braimllari. – LSI dhe opozita shqiptare do të jenë në mbëhstetje të banorëve, 24 orë në 24, pranë çdo qytetari që proteston për të drejtën e tij duke mos u ndalur duke ndërmarrë çdo veprim demokratik që fëmijët, të moshuarit, burrat dhe gratë të mos mbeten në mes të katër rrugëve.“
https://www.facebook.com/endritbraimllari/videos/758827681135436/?t=7
Deklarata për shtyp e Deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari:
Jam në këtë komunikim me opinionin publik, lidhur me situatën tragjike që po konsumohet në sy të gjithë qytetarëve tek “Unaza e Re”. Në “Unazën e Re” po konsumohet një tragjedi e re shoqërore, ku shkaktari i vetëm është Edi Rama.
Dënojmë hajdutërinë dhe grabitjen e egër, që ju bëhet qytetarëve nga qeveria në funksion të interesave të saj klienteliste dhe kriminale.
Publikisht i drejtohem qeverisë dhe organeve të drejtësisë shqiptare me këto pyetje të mëdha:
Cilat janë ato interesa klienteliste për të mbushur xhepat e oligarkëve, të cilët devijuan projektin tek “Unaza e Re” në dëm të banorëve, për të pastruar paratë e krimit të organizuar të Ndokajt, Bajrave, apo Avdylajve?
Qeveria që plaçkit qindra e miliona euro konçensione, klienteliste përse nuk i dëmshpërblen qytetarët por i lë ata në rrugë të hapur duke ju shkatërruar pronën që është gjaku dhe djersa e tyre në këto 20 vite?
Përse vazhdon të fshihet qeveria, apo aq më keq gangsterët bashkiak që i konsiderojnë qytetarët e thjeshtë shpellarë, të cilët kërkojnë të drejtën e tyre?
Pse Rilindja që do bashkëqeveriste me qytetarët është strukur në bunkerët e qeverisë dhe i’u rri larg qytetarëve duke u mbjellë fatkeqësi atyre?
Përse Prokuroria shqiptare nuk fillon hetim kryesisht ndaj këtij skandali dhe shpërdorimi të pushtetit, i cili po masakron dhe lë në qiell të hapur banorët e “Unazës së Re”?
Lëvizja Socialiste për Integrim dhe opozita shqiptare do të jenë në mbështetje të banorëve, 24 orë në 24 pranë qytetarëve që kërkojnë të drejtën e tyre duke mos u ndalur për të ndërmarrë çdo veprim demokratik që fëmijët, të moshuarit, burrat dhe gratë të mos mbeten në mes të 4 rrugëve.