Deklaratë e fortë e ish-ministrit Kotsias: Ushtria greke nuk e njeh kufirin me Shqipërinë
Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Niko Kotzias ka bërë në një deklaratë të çuditshme sot në një intervistë për dhënë “Radio 247” në Greqi.
Ish-ministri ka folur për rëndësinë që kanë marrëdhëniet me Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe ka theksuar se në Greqi ka forca politike dhe elementë që nuk njohin marrëveshjet ndërkombëtare si ato ato të Helsinikit, në raport me Shqipërinë.
Mediat greke i kanë kushtuar rëndësi një fjalie që Kotsias ka thënë ku shprehet se: “Se ushtria greke nuk e njeh kufirin me Shqipërinë”.
Komenti i Kotsias u bë gjatë përgjigjes së pyetjes mbi vdekjen e Kostandinos Kacias. “Çdo jetë e humbur është një humbje e madhe. Konsultimi në kohë dhe parandalimi na mbron nga ngjarje të tilla. Marrëdhëniet dy palëshe nuk duhet të zhvillohen në perspektivën e ngjarjeve të tilla negative. Nuk duhet të jemi të çorientuar për të zgjidhur problemet. Problemi ynë është në veri ku ushtria greke nuk njeh kufirin shtetëror me Shqipërinë. Ushtria duhet të bëjë disa veprime për të shprehur njohjen e kufijve. Ka forca në Greqi që nuk njohin protokollet e Firences dhe Parisit, Marrëveshjen e Helsinkit. Protokolli i Korfuzit parashikoi autonominë e Epirit të veriut”, tha Kotzias.
Në mediat nacionaliste greke qëndrimi i Kotsias është interpretuar si një sulm i një diplomati ndaj forcave të armatosura greke, të cilat sipas tij nuk respektojnë ligjet ndërkombëtare.
Panajot Barka: Në varrimin e Kacifas nuk kishte asgjë antishqiptare në Bularat