Rrethimi i banorëve te parlamenti, qindra forca policie bllokojnë zonën
Paralajmërimi i fortë i banorëve të Unazës së re, të cilëve iu prishen shtëpitë nga plani qeveritar prej 40 milionë euro investim për 2.2 km autostradë, si dhe mos kompensimi prej qeverisë të vlerës së plotë të shtëpive me vlerën e tregut të sotëm, ka sjellë që policia e shtetit të marrë masa dragoniane sot. Qindra forca policie kanë rrethuar Kuvendin e Shqipërisë, si dhe dhjetra civilë do jenë mes turmës si agjentë. Protestuesit kanë thënë dje të revoltuar se nëse nuk kompensohen 100 %, atëtehere sot do të përballen me kryeministrin në sallën e parlamentit, çka nënkupton se do të tentojnë të hyjnë me forcë në sallën e Kuvendit. Për këtë policia ka menduar edhe një dalje emërgjente për deputetët nëse turma hyn në parlament. Kryeministri mund të evakuohet me helikopter në rast emergjence.
Mediat janë urdheruar të mos përcjellin asnjë sekondë mbledhjen e turmës para parlamentit në mënyrë që qytetarët e tjerë të mos u shkojnë në ndihmë banorëve. Vetëm dy televizione të pavarura do ta transmentojnë protestën live.