Deputetja e LSI: Askush të mos ja falë këtë Edi Ramës

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj e cila ndodhet në seancën ku po jepet masa e sigurisë për Dianiel Dobraj, ka publikuar një foto me dorën e fashuar të të riut.

“Dhuna është fytyra e vërtetë e qeverisë kriminale “Rama”. Danjeli që protestonte për banesën dhunohet barbarisht në furgonin e policisë së shtetit. Askush të mos ja falë Edi Ramës dhimbjen e këtij djali dhe të gjithë familjeve të Unazës së Re!”,- shkruan Mehmetaj.

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës pritet të jap masën e sigurisë për Dianiel Dobraj, 18-vjeçarin që akuzohet për plagosen e policies Ina Nuka në protestën e banorëve të Astir , para Parlamentit.

Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ndodhen brenda sallës së Gjykatës së Tiranes, për të asistuar në seancë. Por gjyqtari i çështjes ka kërkuar që ata të nxirren jashtë.  Mësohet se gjyqtari ka sjellë rojën e derës dhe ka kërkuar nxjerrjen e deputeteve jashtë me forcë. Sipas deputetëve, gjyqtari nuk dha ndonjë arsye ligjore ku e mbështesë një vendim te tillë.

Deputetët e PD tha se “i riu i arrestuar për plagosjen e polices raportohet se e ka dorën të fashuar me dyshimin se në komisariat i kane thyer gishtat me gjakftohtesi, si shenje hakmarrjeje”.

SHKARKO APP