I riu që akuzohet për plagosjen e polices shfaqet me gishta të fashuar në gjykatë

Daniel Dobraj, 18 vjeçari që akuzohet për plagosjen e polices Ina Nuka është shfaqur sot në sallën  gjyqit me duar të fashuara.

I riu akuzohet se hodhi kapsollën nga e cila humbi gishtin oficerja e policisë. Por nga fotot e siguruara nga media shihet se dhe vet i riu ka duar të fashuara. Prindërit e tij thanë dy ditë më parë se, në shenjë hakmarrje, policia i ka thyer gishtat të riut.

Prokuroria ka kërkuar “Arrest me burg” për adoleshentin, i cili pretendon se policia i ka thyer gishtat si hakmarrje për gjymtimin e polices në dorë.

18-vjeçari që u arrestua më 23 nëntor, një ditë pas protestës para parlamentit ka mohuar kategorikisht se ka qenë ai që hodhi kapsollën që plagosi rëndë policen.

Ai tha se kishte marrë pjesë në protestë ndërsa pohoi se nuk kishte përdorur sende të kundraligjshme.

“Theksoj se kam pasur vetëm tre kapsolla të cilat i kam ndezur dhe i kam hedhur në drejtim të llamarinave që rrethojnë namazjan që po ndërtohet. Ka pasur një moment që disa punonjës të policisë kanë dashur të më ndalonin në protestën e mësipërme dhe unë nuk kam pranuar të më fusnin në makinë duke e konsideruar veprimin e tyre të padrejtë. Ndërkohë mes nesh kanë ndërhyrë disa persona të tjerë dhe vetëm e kam gjendur veten në turmë dhe kam ikur me vrap. Rreth orës 19:30 të datës 23.11.2018 ka ardhur babai im, shtetasi Viktor Drobaj dhe pasi ka biseduar me avokatin jemi nisur për t’u dorëzuar në Komisariatin e Policisë nr.3, sa jam larguar nga banesa që unë kisha qëndruar, kanë ardhur forcat e policisë më kanë vënë pistoletën në kokë duke m’u prezantuar si punonjës policie pasi më kanë futur në makinë kanë ushtruar dhunë ndaj meje në të gjitha format dhe duke më sharë gjatë gjithë rrugës deri kur kemi përfunduar në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Në ambientet e Drejtorisë Tiranë sjelljet kanë qenë korrekte dhe nuk është ushtruar asnjë dhunë”, thuhej në dëshminë e tij në polici të zbardhur nga ‘News 24’.

SHKARKO APP