Seanca për Dianiel Dobraj, tensione mes policisë dhe deputetëve të PD-LSI
Ditën e sotme Gjykata e Tiranës pritet të jap masën e sigurisë për Dianiel Dobraj, 18-vjeçarin që akuzohet për plagosen e policies Ina Nuka në protestën e banorëve të Astir , para Parlamentit.
Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ndodhen brenda sallës së Gjykatës së Tiranes, për të asistuar në seancë. Por gjyqtari i çështjes ka kërkuar që ata të nxirren jashtë.
Mësohet se gjyqtari ka sjellë rojën e derës dhe ka kërkuar nxjerrjen e deputeteve jashtë me forcë. Sipas deputetëve, gjyqtari nuk dha ndonjë arsye ligjore ku e mbështesë një vendim te tillë.
Deputetët e PD tha se “i riu i arrestuar për plagosjen e polices raportohet se e ka dorën të fashuar me dyshimin se në komisariat i kane thyer gishtat me gjakftohtesi, si shenje hakmarrjeje”.