(VIDEO) Banorët e Unazës së Re përplasen me policinë
Ministria e Infrastrukturës ka nxjerrë sot në terren grupet e punës së ARRSH-së, Bashkisë së Tiranës dhe ALUIZN-it për të verifikuar pronat që do të shemben, pasi preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re në Tiranë.
Banorët nuk kanë pranuar që pronat e tyre që vlerësohen nga këta inspektorë pa marrë garanci se dëmshpërblimi do të jetë në masën 100 %.
Mes tyre, siç tregojnë dhe pamjet në video, ka pasur përplasje. Inspektorët e institucioneve shtetërore, veç regjistrimit të pronave kanë nisur dhe punën për zhvendosjen e disa objekteve publike, siç janë shtyllat e ndriçimit, për ti hapur rrugën nisjes së punimeve për unazën e re.
Ky moment ka shënuar dhe rritjen e tensionit mes banorëve dhe policisë që është e pranishme në terren.
Më herët, Ministria e Infrastrukturës bërit të ditur se “inxhinierët e ARRSH po shkojnë në ato objekte banorët e të cilëve kanë depozituar pranë këtij institucioni dokumentacionin e pronësisë dhe kanë kërkuar të vazhdohet me verifikimet dhe procedurën e shpronesimit”.
Po sipas Ministrisë, prania e policisë ka qenë e detyruar për shkak të kërcënimeve që inspektorët kanë marrë nga banorët. “Gjate punës në terren banore të tjerë të zonës, që nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikohen, kane penguar me dhunë inxhinieret në ushtrimin e detyrës. Ata kane dhunuar edhe mjediset private të banorëve me dokumentacion pronësisë të cilët kanë qenë të pranishëm dhe të gatshëm për verifikimin e banesës në funksion të shpronësimit”,- njoftoi Ministria e Infrastrukturës.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/268340253867890/
- I riu që akuzohet për plagosjen e polices shfaqet me gishta të fashuar në gjykatë
- Seanca për Dianiel Dobraj, tensione mes policisë dhe deputetëve të PD-LSI
- Deputetja e LSI: Askush të mos ja falë këtë Edi Ramës