Presidenti i Rusisë uron për Ditën e Flamurit

Presidenti rus, Vladimir Putin ka uruar Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta për ditën e Pavarësinë së Shqipërisë. Në një postim në facebook, ambasada ruse ka publikuar mesazhin që Putin i ka nisur presidentit Meta. Në mesazhin e urimit, Putin shprehet se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dy-palësh në fusha të ndryshme do të ishte në interes të të dy vendeve.

Postimi i Ambasadës Ruse në Tiranë

Mesazh urimi i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta me rastin e Ditës së Flamurit:

Shkëlqesisë së Tij
zotit Ilir Meta,
President i Republikës së Shqipërisë
Tiranë

I nderuar zoti President,

Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës. Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj u uroj mirëqenie dhe begati.

Me respekt,
Vladimir Putin
Moskë, Kremlin
Më 28 nëntor 2018

SHKARKO APP