Studentët në protestë, Rama: Nuk paguaj për ngelësit!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e studentëve para ministrisë së Arsimit. Rama shprehet se tarifat nuk i vendos ministria e Arsimit, por universitetet dhe e dyta shton se nuk është dakord që taksapaguesit të paguajnë shpenzimet e Universitetit për studentet ngelës.
“E para, ministrja s’është as pa shkollë as me UFO, ndryshe nga cfare ju mund te keni mesuar neper kazanet mediatike, nderkohe qe pyetja ime eshte: A jeni ju dakord qe t’i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit per studentet ngeles? Une per vete nuk jam dakord e para dhe e dyta, nuk ka asnje rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vete universiteti sa per dijeni, quhet autonomi universitare), po ka zhurme kazanesh, dizinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe kembengulje nga nje pakice per te mos pranuar zbatimin e reformes qe e nxjerr universitetin nga bataku shumevjecar. Sa per fotot, une nuk kam ndermend t’i le, po ju mund te mos hyni ketu dhe keshtu shpetoni edhe nga fotot’‘,-deklaron Rama.