Studentët në rrugë, Berisha: Po dridhen themelet e narkoshtetit!

Studentët e Universiteteve publike në Tiranë dhe studentët e Elbasanit kanë vijuar sërish me protestën e tyre në shenjë kundërshtie për tarifën e studimit. Kjo lëvizje e studentëve ka shkatuar solidarizimin jo vetëm të shoqërisë civile, por edhe klasës politike, kryesysisht përfaqësuesve të opozitës, të cilët kanë reaguar në këto dy ditë në mbështetje të kërkesave të studentëve.

Një reagim i tillë vjen edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së studentëve.

Përmes një qëndrimi të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha theksoi se me këtë protestë po dridhet qeveria e Ramës.

“Studentët me protestën e tyre gjigande po bëjnë të dridhen themelet e Narkoshtetit. Kallam Dështaku dhe narkoministrat e tij drejt kapitullimit. Ju bëj thirrje qytetarëve të bashkohen me studentët. Ata kanë të drejtë. Studentët do fitojnë! sb”, shkruan ai.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/192256811718873/?t=11

Më herët deputeti demokrat publikoi edhe një tjetër mesazh në mbështetje të studentëve.

“Studentët në protesta të fuqishme kundër tarifave 4-15 herë më të larta se në të gjitha vendeve të BE dhe gjobave të turpshme të narko-qeverisë bandite. Qindra studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit & Arkitekturës dhe Urbanistikës përsëri sot në protestë kundër rritjes së tarifave nga Edi Rama. Të gjithë studentët kërkojnë anulimin e këtij vendimi, i cili rëndon mbi xhepat e çdo familje. Ju bëj thirrje studentëve të bashkohen me protestën deri në përgjysmimin e tarifave dhe heqjen e çdo gjobe ndaj tyre. Studentët do fitojnë! sb”- u shpreh në reagimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.

SHKARKO APP