PA KOMENT/ Studentët rrethojnë Ministrinë e Arsimit (VIDEO)
Koha Jonë sjell pamjet nga lart të protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Siç shihet studentët kanë rrethuar godinën që prej orës 10:00 të ditës së sotme duke kërkuar plotësimin e katër pikave, ku kryesorja mbetet anulimi i tarifës për kreditet për lëndët e mbartura. “Jo kredi për kredite, jemi studentë, jo bankë. Jo zhvatje. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Nuk do të tërhiqemi nga e drejta jonë”, shprehen studentët.