Studentët: Do presim deri në ora 16.00, më pas kalojmë në demonstratë
Mijëra e mijëra studentë po protestojnë para ministrisë së arsimit. Ato kërkojnë heqjen e tarifave shtesë dhe shtrengesave ekonomike nga ana e qeverisë. Por ata janë të vendosur se do të presin deri në ora 16.00 tërheqjen e qeverisë nga këto masa të egra ekonomike, ose në të kundërt ata do të kalojnë në demonstratë.
Një drejtues student i kësaj proteste tha se jemi të vendosur për të realizuar kërkesat tona, ose do të rrethojmë kryeministrinë.
Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ministrja e arsimit apo kryeministri.