Spartak Ngjela në krah të studentëve: Janë kundër korrupsionit të Ramës
Nga Spartak Ngjela –
Protestat e studentëve: u poq populli shqiptar. Kjo ishtë festë, për të gjithë shqiptarët, dhe kundër shëmtimit Berisha të protestave të paguara.
Kundër korrupsionit kryeministror Rama në arsim dhe kudo.
l.
Filloi heroika moderne e Shqipërisë. Studentët tregojnë se janë me Shqipërinë.
Korrupsioni u mbështet në qoshen e vet.
Studentët duhet ta çojnë deri në fund, sepse universitetet shtetërorë janë një turp i madh historik. Disiplinimi financiar jokorrupriv i universiteteve shtetërorë, do të disiplinojë edhe abuzimin privat mbi dijen në universitetet private.
Vjedhja e pedagogëve është turp historik: këta
shesin notat, dhe fallsifikojnë dijen dhe diplomat.
Arsimi i lartë shtetëror është një kontabilitet antidije, mashtrim dhe abuzim i injorancës kundër dijes së kualifikuar: me një imponim pagese zhvatëse dhe me para në dorë kundrejt prindërve të studentëve kudo, në të gjithë Shqipërinë.
ll.
Këtu sot duhet të fillojë serioziteti shqiptar për investimin në intelekt.
Kryeministri aktual si edhe paraardhësit e tij, është kundër dijes. A po i vjen fundi antiintelektualizmit qeveritar dhe politik në Shqipëri?
Këtu fillon procesi për mposhtjen e antiintelektualizmit qeveritar shqiptar. Por këta studentë do të shpëtojnë nga agresiviteti antidije pasi të kenë gjetur vendin këta liderë kryeministrorë të korrupsionit dhe të antidejes.
Beteja për Shqipërinë moderne dhe të intelekrualuzuar, sapo ka filluar.
Duhet pritur precipitimi i ngjrjeve.
Suksese të mëtejshme studentëve tanë të mrekullueshëm dhe patriotë!
Lexoni edhe…
- EDITORIAL NGA NIKOLL LESI: Zoti Kryeministër, jepu zgjidhje kërkesave të studentëve. Sot, se nesër do jetë shumë vonë!
- Studentët, Ramës: “Plotëso kërkesat ose dorëhiqu”
- Studentët revoltohen me kryeministrin: “Ku dreqin e gjejnë guximin të na dalin kundër”
- Studentët valëvisin flamurin Kuq e Zi në protesë
- Pedagogu në Shkodër bashkohet studentëve
- Profesor Edmond Tupja bashkohet studentëve
- Studentët ironizojnë kryeministrin Rama
- Bizneset në Tiranë ulin qepenat: Në protestë për studentët
- Protestës në Shkodër i bashkohen pedagogët: Të hiqet mesatarja
- Bashkë me vajzën mes studentëve, Robert Alija: Jam më i lumtur se kurrë
- Ish-zv/ministri Muka: Studentë, diaspora është me ju
- FOTO nga protesta madhështore e studentëve
- Studentët zhvillojnë protestën më madhështore në Tiranë