Vasili: Të shporret kryeministri shkollëpak e frikacak
Nga Petrit Vasili
Kryeministri shkollëpak e frikacak, kundër dijes dhe lirisë, shporrja e tij legjitime.
Kryeministri është vendosur hapur kundër dijes.
Fjala e zëri i studentëve dhe aq më keq i pedagogëve nuk kanë vlerën e argumentit për të.
Bosh dhe cinik në injorancën e tij, ripërtypës batutash shpesh vulgarë, sofizmash të trasha dhe argumentimeve pa asnjë bazë kjo është amalgama e diskurit të tij politik e social që është njëherazi i lodhur e monoton nga njëra anë dhe bajat e vulgar nga ana tjetër.
Dija është armiku më i madh i tij pasi është pasqyra mizore e padijes së njohur të tij tashmë të njohur nga të gjithë.
Pedagogët,
Shkencëtarët,
hulumtuesit,
akademikët janë personat më të urryer prej tij pasi natyrshëm vënë në dukje sharlatanizmin dhe boshllëkun e frikshëm intelektual.
Ndaj edhe qeveria e tij është një sindikatë mediokrish të pashembullt.
Kundërshtar i lirisë dhe adhurues i pjesës më demode dhe regresive të diktaturës që lamë pas kryeministri shkollëpak është sot një trim i madh me policë përpara.
Dhunues i çdo lirije fjale e manifestimi dhe mbi të gjitha dhunuesi i çdo lirije mbi pronën.
Frikacak gjer në dhimbje dhe bashkëqeveris me fiktivitetin e sebepeve me njerëz të akaparuar, sepse ky e ka frikë përballjen me qytetarët si djalli nga temjani.
Komunikon shkollëpaku me qytetarët nga një vrime mediatike, që ngjan si vrimë gjirizësh që ka quajtur ERTV dhe ashtu si gropat septikë, që kutërbojnë gjatë gjithë ditës ashtu edhe ajo qelb vazhdimisht mjedisin me kellirhanen, që përhap.
Sot është 8 dhjetor.
Arrogantët dhe të paditurit si ky me hir apo me pahir duhet të shporren nga rruga e mirë ku vendi duhet të ecë dhe ku gjeneratat duhet bëjnë rrugë.
Këtë kryeministër gërmadhë që vjen erë ta largojmë sa më parë nga rruga se kjo është legjitime, është e nevojshme, është e vetmja dhe e vetmja zgjidhje.