Policia ndalon studentët të protestojnë në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar disa studentë që morën pjesë sot në protestën që po zhvillohej në qytetin e Gjirokastrës.

Burime bëjnë të ditur se studentët nuk kishin marre leje për tubimin që kanë bërë në lagjen 18 shtatori.

Ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë vendin edhe studentët e Universitetit të Gjirokastrës “Eqerem Çabej”, vendosën sot që ti bashkohen protestës. Studentët e Gjirokastrës kanë marshuar në qytet duke kërkuar ulje të tarifave si dhe përmirësim të kushteve në auditore dhe konvikte,s shkruan faxweb.

Ndërkohë që gjatë marshimit të tyre ato kanë bllokuar dhe qarkullimin e mjeteve në lagjen “18 Shtatori.”

SHKARKO APP