Protesta e studentëve, Presidenti Meta kthen në Kuvend Buxhetin 2019
Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për buxhetin e vitit 2019. Ky vendim vjen pas protestave masive të studentëve të cilët kërkojnë më shumë investime dhe të ardhura për arsimin dhe universitetet.
Deklarata e Presidencës
“Presidenti i Republikës Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij.
Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik”.
Vendimi i Presidentit Meta edhe pse mund të sjellë reagime negative nga ana e PS-së dhe Qeverisë, i jep mundësi mazhorancës të rishikojë edhe një herë qëndrimin e saj për kërkesat e studentëve.
Studentët kanë paraqitur tetë pika për Qeverinë, por shumica e tyre nuk mund të realizohen nëse Kuvendi nuk ndërhyn në Buxhetin e Shtetit duke ndryshuar fondet për arsimin dhe duke rritur investimet për ambientet dhe për gjithë problematikat e studentëve.
Presidenti Meta në këtë mënyrë jo vetëm që ka shprehur gatishmërinë e tij për të plotësuar kërkesat e studentëve, po i ka dhënë mundësinë dhe qeverisë që të tërhiqet nga vendimet që po sjellin protesta 10 ditore në vend.
Pasi presidenti Ilir Meta riktheu serish ne Kuvend ligjin për buxhetin 2019, për t’ju ardhur në ndihmë kështu plotësimit të kërkesave të studentëve, kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen. “Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së?Asnjë çudi!Vazhdon papushim e në çdo formë,presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut?Miq!Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes??”, shkruan Rama.
- Parlamenti i TURPIT!
- Kryeministri refuzon prapë dhe rrëzon kërkesat e studentëve
- Unë ish-admiruesi yt të kërkoj: Jep dorëheqjen DIKTATOR!
- FOTOLAJM/Protesta më e madhe para Kuvendit
- Afrim Krasniqi: Kryeministri si çun lagje; Hajdeni e më takoni t’ju plotësoj kërkesat!
- Edi Rama: Pas studentëve fshihet opozita e vdekur
- Rama-studentëve: Po mbani peng 8 pikat