Studentët kanë rrethuar deputetët. Kryeministri refuzon prapë: Nuk firmos pa më takuar!

Me mijëra janë studentët që kanë rrethuar parlamentin. Kryeministri nuk pranon, pa dialog theksoj ai se nuk do t’i firmosë. U shpreh i vendosur në sallën e Kuvendit se nuk pranon asgjë të firmosë, nëse nuk vijnë ta takojnë kryeministrin. Edi Rama theksoi në parlament se studentët janë duke punuar për opozitën dhe prandaj po vazhdojnë në rrugë.

Pse nuk më takojnë mua?- tha prapë në fund të fjalës së tij, kryeministri-ndaj pa më takuar nuk i firmos.

Jashtë sallës së Kuvendit ka plasur reagimi i studentëve. Nuk kanë besim më besim studentët pa miratim me ligj në parlament pasi kanë frikë, dhe mbetet normale, se qeveria mund ti gënjejë duke ua miratuar tani nga presioni studentor dhe ti heq prapë në janar.

Prandaj sot studentët janë me mijëra para parlamentit që t’i kthejnë në ligj. Ata duan me ligj t’ju plotësohen se nuk besojnë nga kryeministri, por deputetët e PS rrëzuan amendimet ligjore të LSI dhe të mbeshtetura nga krejt opozita.

Mësohet se nga Shkodra, Korça, Elbasani, Durrësi dhe Gjirokastra po mbërrijnë qindra studentë me furgona e autobuzë.

Ndërkohë parlamenti po vazhdon punimet. Për të mbrojtur studentët me amendime në ligj, propozuar nga LSI, ishin disa deputetë të opozitës. Nga PD ishin Luçiano Boçi, Valentina Duka, ( të dy pedagogë) Izmira Ulqinaku, Ervin Salianji. Nga LSI morën pjesë deputetët Petrit Vasili, Luan Rama, Floida Kerpaci dhe Kejdi Mehmetaj. Kreu i LSI Petrit Vasili foli për amendimet ligjore që t’ju plotësohen kërkesat urgjent studentëve, por shumica e deputetëve e rrëzuan atë që kërkoi LSI.

Tashmë, pas refuzimit të prerë dhe të përsëritur nga kryeministri se jam dakort me kërkesat, por nuk do ti miratojë pa më takuar apo bërë një foto, nuk dihet se si do veprojnë studentët në ditët në vijim. Studentët duan të kthehen në ligj e jo në një firmë kryeministri zbatimi i kërkesave. Nëse miratohen me ligj nuk mund të zhbëhen më.

Studentët janë vendosur që të miratohen pa asnjë diskutim nga kryeministri, por të kalojnë me ligj. Nëse ai nuk i firmos do të radikalizohet protesta e tyre.

SHKARKO APP