Unë ish-admiruesi yt të kërkoj: Jep dorëheqjen DIKTATOR RAMA!

Nga AGIM HUSHI 

Letër e Hapur

Zotit Edi Rama!

Zoti Kryeministër!

Po ju shkruaj nga larg me të drejtën e nje qytetari shqiptar që dikur i shërbeu PS dhe me vetëdije të plotë ju suportoi bile dhe ju admiroi! Nuk jam penduar aspak për asnjë veprim që e kam bërë me bindje në përputhje të plotë me vullnetin tim të lirë. I kuptoj shumë mirë edhe disa nga punët e tua të mira për të cilat ju paguheni dhe gëzoni të gjitha privilegjet e pushtetit me votat dhe parat e taksapaguesve shqiptare. Por duke e ndjerë se puthadorasit dhe këshilltaret që gjithashtu si shoku Enver dikur s’keni ngurruar ti merrni nga fshati edhe me 7 klase shkollë, ju konsiderojne si Zeusi!

Por më lejoni tju kujtoj me bindje se megjithë zgjuarsinë tuaj të rrallë batutore, ju nuk po arrini dot në nivelin e një burri shteti! Bulizmi juaj shpesh je le “dorën”në nivelin e një “cool”-i te një lagje tirane! Slini njeri pa sharë e damkosur! Quani kazan median që më së shumti e keni blerë dhe gazetarë që dikur ju kanë plagosur me shpifjet si prind ua pranoni shërbimet me pagesë mjafton të shajnë dhe tu nxijnë jetën kundërshtarëve dhe kritikëve tuaj!

Është me të vërtetë tragjik transformimi juaj kur kujtoj refleksionet tuaja dikur kur unë si ish-student i arteve ju ndiqja si një idhull! Ju armiku dhe cjerrësi i maskës së diktatorit jeni bërë vete si ai! Nuk e prisja kurrë ti drejtoheshit Taulant Mukes si “larve”! Por fatkeqësisht ju mu duket me i vogël se larva vete! Ju që duhej të ngriheshit mbi mllefin e një sedervrari e të një namuzliu tekanjoz!

Ju duhet te tregoheshit burrë shteti; ta falenderojë këtë djalosh trim, të mençur e të zot që po të afrohet si meteor dhe po ta djeg pushtetin dhe marketingun qeverisës në duar! Kërkoji falje Taulantit me kurajo burri dhe Taulanteve te tjere qe ti i ke perzene nga atdheu! Lere arrogancen e pushtetit dhe dil mbi guasken e mendjemadhsise e te gjithpushtetshmit. Ndalo bulizmin dhe falendero popullin tend qe po te mbane mbi krye te cilin ti po e varferon me shume me sjelljen tende ne krye te tespsise! Mos degjo keshillat e servileve qe te rrethojne dhe te nje qeverie te nenshtruarish qe ke pereth! Beje zemren e madhe dhe ler flladin popullor te te vije ne zyren e luksit me te cilin je rrethuar !
Lere teatrin fushator dhe merru me pune te verteta!

Njerzit sjanë aq budallenj sa ci mendon ti te të gjykojnë me spektaklet në facebook, me Rita Orën në shesh apo me dritat e Vitit të Ri në bulevard! Shqipëria është ajo që të zbuloi Taulanti me një javë pune dhe me një prani të vetme në mbledhjet e tua qesharake qeveritare! Bëhu serioz dhe mos e lër vehten të biesh më poshtë nga ce ke çuar Shqipërinë ekonomikisht dhe emocionalisht! Kupto që ke vrarë shpresën, ke nxjerrë rinine në rrugë!
Ti e di mirë se zemërimi i rinisë dhe studentëve ska të bëjë me tarifat dhe pedagogët e padenjë! Ka të bëjë me zhgënjimin që solle ti me politikat e tua!

Bëhu burrë shteti dhe mos na shih si armiq që po të kërkojmë pushtetin por na gjyko si shqiptare që e duam atdheun tonë të denjë, që të na siguroi të ardhmen e fëmijëve, mirqënien me punën dhe vlerat tona, të na vlersojë siç na vlerëson bota! Ndalo teatrin qeveritar si forma më e shpifur e qeverisjes!

Merr kurajon dhe kërkoi falje të gjithë atyre që përzurë nga Shqipëria me padrejtësitë dhe ligesit që prodhove ti dhe pushteti yt mediokër! Si ish-admiruesi yt të lutem që qoftë dhe për një çast të vetëm të marrësh statujën e një burri shteti që se realizove dot prej vitesh në krye të qeverisë! Bëje me dorëheqjen tënde në këto ditë protestash masive që kanë në qendër dështimin tënd në fushën e arsimit, që është e ardhmja reale e Shqipërisë që duam!

Marrë nga facebook-u

SHKARKO APP