Rama, studentëve: Çfarë borxhi u kanë qytetarët që bllokoni rrugët?!
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për vendimin e studentëve për të bllokuar rrugët kryesore në Tiranë, në shenjë reagimi ndaj refuzimit të tij për të plotësuar 8 kërkesat.
Por edhe pse një pjesë të studentëve i ka poshtë dritares studentët, sërish i fton në dialog përmes rrjeteve sociale. Nga ana tjetër, Rama duket se përmes reagimit të tij kërkon të nxisë revoltë tek qytetarët indiferentë ndaj protestës, duke i thënë studentëve protestues që askush nuk u ka borxh që po ua bllokojnë rrugën.
“A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?“– pyet Rama.
A mund t'ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?
— Edi Rama (@ediramaal) December 17, 2018
Lexoni edhe…
- Rama provokon studentët që protestojnë poshtë zyrës së tij
- Ngjela: Rama, një kryeministër sa i lig, aq dhe budalla
- Policia ngre dron për ta monitoruar protestën (FOTO)
- Plan B për protestën, Studenti: E kemi për Kryeministrin
- Studentët protestë masive, policia blindon Kryeministrinë
- Basha, thirrje shqiptarëve: Bashkohuni të gjithë me studentët
- Kryeministri sulmon protestën e studentëve
- Studentët nuk lejojnë Taulant Mukën që të flasë në protestë
- Studentët e revoltuar: Nuk durojnë më! Nuk ka më protestë paqësore
https://www.facebook.com/qytetaretperparkun/videos/390139445089735/