Frika nga studentët, dhjetëra policë rrethojnë Kryeministrinë
Ka nisur protesta e paralajmëruar e studentëve në të gjithë Shqipërinë. Me mijëra të rinj kanë bojkotuar mësimin në të gjithë universitetet e vendit dhe po kërkojnë realizimin e kërkesave të tyre.
Protesta nisi me kyçjen e dyerve në të gjitha fakultetet e Tiranës, ndërsa nuk kanë munguar dhe disa tensione me rojet private dhe me policat.
Ndërkohë që dhjetëra policë kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë, për të shmangur çdo lloj incidenti të mundshëm nga studentët.