Borë në Rrugën e Kombit, situata po mbahet nën kontroll nga AHC

Rruga e Kombit, sa herë binte borë apo kishte akull, bllokohej. Por këtë vit duket gjithçka përfekte. Kompania AHC si kompani korrekte, po punon dhe pastron në mënyrë shembullore Rrugën e Kombit.

Reshjet e borës në vend vazhdojnë me instesitet të lartë edhe gjatë ditës së sotme. Situata në rrugën e Kombit është nën kontroll dhe është normalizuar për qarkullimin. Bëhet me dije se janë rreth 30 borëpastruese në të dyja anët e rrugës që po punojnë pa pushim.

Borëpastrueset janë duke punuar 24 orë për të pasur rrugë me parametra të plota duke shmangur problemet në qarkullim apo akisidente të mundshme nga rreshjet e borës.

Si asnjëherë më parë, rruga është në parametra dhe situata po mbahet nën kontroll. Gjatë ditëve të fundit shumica e vendeve të territorit tonë janë përfshirë nga rreshjet e dendura të borës duke sjellë edhe probleme në qarkullim.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar herë pas herë mbi gjendjen e rrugëve duke i bërë apel drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhira.

SHKARKO APP