Veton Surroi: Rama të japë sqarime çfarë do ndryshojë në politikën e jashtme
Nga Veton Surroi /
Debati rreth Ministrit të jashtëm të Shqipërisë po merr kahen e tifozërisë, e në tifozëri nuk ka debat. Ka ngritje zëri dhe “dëgjomë mua se nuk ta del mire” apo folklorizëm pro e kundër prejardhjes krahinore e moshës.
Nëse hiqet mënjanë gjuha e stadiumit të futbollit, mbeten pyetje themelore: a ka nevojë të ndërrohet ministri i jashtëm i vendit sepse duhet të ndryshojë politika e jashtme? Apo, i bie pothuajse njëjtë, duhet të vendoset një ministër i ri sepse duhet të ndryshojë politika e jashtme në mënyrë që të përputhet më afër me vizionin e kryeministrit?
Nëse ky është rasti, atëherë kryeministri duhet të japë në konsultime të gjera me grupacionin e tij politik dhe me Presidentin shpjegimin se çka duhet të ndryshojë në politikën e jashtme të Shqipërisë. Këtu kryeministri mund të ndihmojë në sqarimin se a duhet të përkrahë Shqipëria apo jo ndarjen e Kosovës në vija etnike të propozuar nga presidenti Vuçiq dhe të pranuar nga presidenti Thaçi?
Kjo është një pyetje që nuk i përket as vetëm kryeministrit e as vetëm grupacionit të tij politik, por ka nevojë për një koncensus më të gjerë, përfshirë edhe mendimin e opozitës, zërin e së cilës e ka obligim kushtetues ta dëgjojë Presidenti i vendit.
Lajme të tjera për dekretin e kreut të shtetit:
- Të gjitha arsyet përse nuk u dekretua ministri i Jashtëm
- Refuzimi i Cakajt si ministër, Gjata: Vendim kushtetues dhe ligjor, Meta autoritar
- Mashtrimi nga DSIK për verifikimin e kandidatit për ministër i jashtëm
- Baton Haxhiu, kërcënon Presidentin Meta
- Meta: Deklaratat e Cakaj për ndryshimin e kufijve të papranueshme
- Ish-ministri Jashtëm: Ja pse nuk duhet dekretuar kandidati i Kryeministrit
- Pollo: Cakaj me shkelje penale. DSIK duhet marrë në hetim
- Baton Haxhiu kërcënon Ilir Metën