Saimir Pirgu rrëfen lidhjen me Pavarotin: Më ka mësuar sekretet e zanatit
Saimir Pirgu ishte 22 vjeç kur Klaudio Abbado e thirri në Ferrara për një audicion.
“Në gjysmë të pjesës më ndërpreu: Mirë, djali vjen të këndojë me mura”.
Roli i Ferrandos në “Kështu bëjnë të gjithë” ishte i tij.
Një shqiptar në gjurmë të një shqiptari. Sepse Pirgu, sot një prej tenorëve më të kërkuar në botë, vjen nga Elbasani, në qendër të Shqipërisë. Vendi i varfër, familja akoma më e varfër.
“Ishte ende periudha komuniste, për atë që shkonte jashtë kufirit nuk dihej asgjë. Por një ditë nga radio kanë transmetuar koncertin e tre tenorëve. Isha një fëmijë, mbeta pa fjalë. I thash nënës: edhe unë do të doja të këndoja kështu”
E vështirë të besohet kur problemi ishte të vësh ushqim në tavolinë.
“Por, në anë të ndryshme të errëta të regjimit ishte dhe një i mirë, shteti organizonte programe të formimit muzikor në shkollë. Gjashtë vjeç me vjen një violinë në dorë. E studiova për vite, por kurrë nuk kam pushuar së kënduari. Kënga popullore në festa, në martesa. Askush nuk më ka shtyrë ta bëj, por nga ana tjetër askush nuk ma ndaloi.
Familja ime më ka mbështetur, dhe kur mbusha 18 vjeç vendosa se duhej të largohesha, duhet të vija në Itali për të frekuentuar kurse në Konservatorin e Bolzanit. Kanë mbledhur të gjithë kursimet e tyre. Ato pak që kishin mbetur në shtëpi i mora unë”
Saimiri nuk i shpenzoi kot. Për të mbajtur veten në Bolzano ka punuar në kuzhinën e një restoranti.
“Punë të rëndomta të çdo lloji. Është normale. Isha me fat që mund të punoja dhe të studioja. Për të takuar një mjeshtër si Vito Maria Bruneti, i cili vlerësoi zërin tim. “
Një mësues me vlerë, aq më shumë kur Pavaroti, me pushime në Merani, I kërkoi të dëgjonte disa nga nxënësit e tij. E Pirgu e gjeti veten duke kënduar përpara idhullit që kishte prej kur ishte fëmijë. Një mrekulli që përsëritet.
“Pas disa ditësh më thirri në telefon. Më ftoi t’i bashkohesha, më propozoi që të studioja më të. Me Luccianon kam momentet më të mira të jetës. Më ka mësuar sekretet e zanatit, u bëmë miq. Duhet të fluturosh lart, më thoshte, por nuk duhet të jesh asnjëherë mendjemadh. Ishte I thjeshtë dhe inteligjent. Një mbret i përulur. Rrallë e shikoje të nevrikosur, dhe kjo ndodhte për ushqimin. Nëse nuk ha mirë, nuk këndohet mirë, përsëriste. Kur dëgjoi për audicionin me Abbadon më tha “Po hyn nga dera kryesore, kujdes të mos dalësh nga dritarja.”
Asnjë rrezik, Pirgu do të ëndërrojë për këmbët i mban fort në tokë.
“Abbado ishte i shkëlqyer me mua. E vetmja vështirësi ishte se dëshironte t’i drejtohesha me ti, e thërrita Klaudio. Nëse më shpëtonte “maestro”, ai më kthehej me ironi “shkëlqesi”. “ Me të kënduam Rekuiemin e Verdit në Salisburg, dhe në shkurt do të gjendesha në Çikago për Requiemin e Mozardit.
Unë jam ateist por kur mbërrita në Agnus Dei, u ktheva në besimtar. Nëse zoti ekziston, ai është në muzikë.”
Të shtunën do të hapë si protagonist stinën e Parmës me vallen e maskave të Verdit, regjisor Sebastiano Rolli, i realizuar prej Marina Bianki me skenat e mahnitshme të vitit 1913 të Xhusepe Karminjani.
“Një opera dashurish dhe dashurie, jam i gëzuar të risjellë rolin e Rokardit, tashmë të kënduar në Tel Aviv me Zubin Mehta”. Por Këtë herë në atdheun e Verdit. Të thithësh atë ajër, të jesh në atë teatër të shkëlqyer është një diçka speciale. Ënddra Vazhdon. Në itali kam gjetur miqësi dhe mikpritje, të ndihmosh të tjerët është në natyrën tuaj”. Edhe sot. Kam jetuar për shumë vjet si emigrant pa hasur asnjëherë racizëm. Nuk besoj se ka tani. Italianët, nuk do të lënë askënd në det”