Sulmi ndaj “VOA”. Basha: Koha për të shkulur modelin Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoi akt të turpshëm qëndrimin e Edi Ramës ndaj medias “Zëri Amerikës” ditën e djeshme. Në një reagim në rrjetet sociale, Basha u shpreh se kreu i qeverisë shqiptare po kryen akte të rënda duke treguar degradimin e qeverisë së tij nga korrupsioni. “Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo. Fasada ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë!”,- shkruan Lulzim Basha.

Lexoni edhe…

 

SHKARKO APP